Aksion i gjerë antikanabis në Krujë, policia zbarkon në zonat më problematike

5 June 2026, 07:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksion i gjerë antikanabis në Krujë, policia zbarkon në
Foto ilustruese

Që në orët e para të mëngjesit, forca të Komisariatit të Policisë Krujë, të mbështetura edhe nga forca të ardhura nga Tirana, kanë filluar një aksion të gjerë antikanabis në rrethin e Krujës.

Rrethi i Krujës ka qenë ndër vite një nga rrethet më problematike për sa i përket kultivimit të kanabisit.

Që nga fillimi i pranverës, në këtë rreth çdo ditë zhvillohen aksione në zonat më problematike, si Malësia e Krujës, Nikla, Thumana etj.

Aksioni është në zhvillim e sipër.


Video