Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho është paraqitur sot në SPAK.
Ai shoqërohet nga avokati i tij.
Mësohet se është thirrur nga prokurori Dritan Prençi, i cili po heton dosjen "Balluku."
Thirrja e tij vjen një ditë pas përshkallëzimit të akuzave të SPAK kundrejt ish-zv/kryeministres, e cila dyshohet tashmë edhe për korrupsion e pastrim parash, si dhe iu sekuestrua një vilë në Dhërmi.
Rreth dy javë më parë, Verdho u paraqit sërish duke thënë se ishte thirrur si “person në dijeni për një çështje të vjetër.”