A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Një person është plagosur me thikë në Sarandë.
Ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa është dërguar drejt spitalit të Traumës.
Mësohet se 51-vjeçari, Albert Çobani është dërguar i plagosur me thikë rreth orës 04.00 të mëngjesit në urgjencën e spitalit të Sarandës.
I plagosuri ka marrë plagë në mushkërinë e majtë, ndërsa pas ndihmës së parë në Sarandë, ai është transportuar me autoambulancë drejt kryeqytetit.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.