Mbrëmjen e djeshme Elbasani u trondit ka një tjetër ngjarje kriminale, pasi u vra me armë zjarri në mes të qytetit 33-vjeçari Madrit Ulqinaku.
Ai u qëllua nga një 20-vjeçar i identifikuar si Klajdi Shaholli, me dy plumba me silenciator teksa hipte në mjetin e tij. Ulqinaku ishte konfliktuar më herët me 20-vjeçarin për motive të dobëta, në lagjen “Kongresi”. Për të marrë "hakun", i riu e ka ndjekur dhe e ka pritur deri në momentin që Ulqinaku ka qenë duke hipur në mjet. Në ato çaste, është afruar dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.
Viktima nuk rezulton të ketë qenë një person problematik, referuar burimeve policore. Ai jetonte mes Italisë ku punonte dhe qytetit të Elbasanit ku kishte familjen.
Mësohet se Madrit Ulqinaku, ishte baba i një vajze 8-vjeçare me autizëm. Gjithashtu, mësohet se kjo ishte tragjedia e dytë në familjen Ulqinaku, pasi në vititn e traziarve më 1997-tën, Madritin i kishin ekzekutuar një vëlla.
Policia ka sekuestruar kamerat në zonë, të cilat ndihmuan edhe në identifikimin e autorit, tashmë i shpallur në kërkim. Dyshohet se autori është ndihmuar nga persona të tjerë për tu larguar.