Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Autori i vrasjes së 41-vjeçarit Klodian Bakia, në Sarande, ka rënë në prangat e policisë.
Burime bëjnë se dije se Xhanelo Tarja ishte fshehur në garazhin e dy pallateve, larg vendit të ngjarjes. Po ashtu është arrestuar edhe një bashkëpunëtor i të riut, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur.
Vrasja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta, për parkimin.
Bakia kishte parkuar para restorantit të hotelit ku punonte Tarja dhe ky i fundit i ka kërkuar të lirojë vendin.
Pas konfliktit ai e goditi dy herë me thikë. Vrasja ka ndodhur brenda ambienteve të hotelit në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar. Kujtojmë se Bakiaj u transportua në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.