Turisti 33-vjeçar italian vdes në spitalin e Sarandës

17 August 2022, 17:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Turisti 33-vjeçar italian vdes në spitalin e Sarandës
Foto ilustruese

Një turist i huaj ka ndërruar jetë në spitalin e Sarandës këtë të mërkurë.

Policia tha se një 33-vjeçar nga Italia, rreth orës 16:30, në spitalin e Sarandës, ka mbërritur për ndihmë mjekësore.

Më pas ai ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video