Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një shtetas nga Tirana është arrestuar pasi ka tentuar të fusë një sasi droge në ambientet e burgut të Rrogozhinës.
Policia thotë se shtetasi I.Z bashkë me dy të afërm të tij ka shkuar këtë burg për takuar shtetasin M.Z që vuan dënimin në këtë institucion.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një enë plastike me keçap dhe një enë plastike me majonezë u konstatuan 4 mbështjellëse me letër alumini në formë cilindrike brenda të cilave gjendej bimë me ngjyrë jeshile dyshuar si lëndë narkotike kanabis sativa.
Menjëherë kanë filluar veprimet e para procedurale dhe bazuar në prova është kryer arrestimi i I.Z.