Vrasja e dy grave nga “BEN KOMISARI”? Nisin verifikimet nga policia se ku janë groposur!

10 March 2023, 13:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vrasja e dy grave nga “BEN KOMISARI”? Nisin verifikimet nga policia

Emri i tij është përmendur gjatë në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në deklaratën e dhënë nga nëna e Nertila Osmanit janarin e vitit 2019.

Arbeni ka qenë bashkëjetuesi i të bijës, me të cilën ka edhe një vajzë. Arben Hoxha ishte kreu i një prej bandave famëkeqe të Lushnjës, prej vitesh ishte i divorcuar.

Ai ishte një person me precedent penal, ndërsa pas viteve 90 nis aktivitetin e tij kriminal kryesisht me gjobvënie. Mbante nofkën ’Ben Komisari’, pasi ishte djali i ish-shefit të Degës së Punëve të Brendshme në Lushnjë. Ben Hoxha ka pasur një jetë mes Lushnjes, Tiranës e Milanos.

Në Itali vijoi aktivitetin kriminal, ndërsa emri i tij ka qenë i skeduar nga autoritetet vendase dhe ato italiane si i dyshuar për vrasje, trafik të lëndëve narkotike dhe prostitucion.

Aktivitet, i cili zgjati deri në vitin 2005, 18 majin e këtij viti ekzekutohet në lokalin e lojërave të fatit pas një konflikti për mospagimin e parave, duke kërcënuar personelin.

Në sherr e sipër pronari i lokalit Arben Laze në bashkëpunim me administratorin Dritan Bilbili e qëlluan me breshëri automatiku duke e lënë të vdekur në vend.


Video