
Erisilda Abedini 22 vjeçe dhe Sikela Përroj 23 vjeçe, banuese në Tiranë janë dy vajzat që humbën jetën tragjikisht në aksidentin në mbikalimin e Saukut.
Të rejat po udhëtonin në automjetin tip ‘Audi’ nën drejtimin e 20-vjeçarit, Klevis Ruçaj, i cili po ashtu ka humbur jetën.
VoxNews ka siguruar pamjet e aksidentit tragjik me 3 viktima dhe 3 të plagosur, ku i riu po udhëtonte me makinën e llojit “Audi” nga Farka dhe për shkak të shpejtësisë së lartë theu barrierat e mbikalimit të Saukut e ra mbi mjetin “Honda”.
Në pamjet e kamerave të sigurisë, duket qartë që mjeti që drejtohej nga i riu ishte me një shpejtësi marramendëse, dhe për pak një tjetër automjet ka mundur t’i shmangej përplasjes para se “Audi” të fluturonte nga mbikalimi.
Dy vajzat që ndodheshin në makinë me Ruçajn humbën jetën, teksa tre personat po marrin mjekim tek spitali i Traumës jashtë rrezikut për jetën.