Dalin EMRAT, këto janë dy vajzat që humbën jetën nga aksidenti tragjik në Tiranë

10 March 2023, 08:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dalin EMRAT, këto janë dy vajzat që humbën jetën nga
Në foto: Klevis Rucaj

Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe, janë dy të rejat që kanë humbur jetën nga aksidenti tragjik që u regjistrua një ditë më parë në mbikalimin në afërsi të TEG, ku mjeti me që drejtohej nga Klevis Ruçaj ‘fluturoi’ nga mbikalimi dhe përfundoi në autostradë sipër një tjetër mjeti.

Aksidenti u regjistrua ditën e djeshme rreth orës 17:40 minuta. Mjeti tip Audi me targa “AB008 MJ” po udhëtonte me shpejtësi mbi limitet e lejuara në nga zona e Shkozës në drejtim të rreth rrotullimit TEG.

Drejtuesit i mjetit ‘Audi’ 20 vjeçari, Klevis Ruçaj, në tentativë për të hyrë në rreth rrotullim ka humbur drejtimin, duke goditur barrierën e anësore dhe tejkaluar tej për tej, për të përfunduar në nënkalim.

‘Audi’ fluturoi për disa metra në ajër dhe goditi bordurën që ndanë dy karrexhetat me senset të aksit Tiranë-Elbasan. Nga forca e goditjes, mjeti doli në krahun tjetër dhe përplasi  mjetin “Honda” të familjes Kurti.

Në mjetin “Audi” pasagjerja përpara ka ndërruar jetë menjëherë pas aksidentit, ndërsa vajza tjetër fillimisht është vlerësuar me shenja jete, por nuk ka arritur t’i mbijetoj plagëve. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit Audi, Klevis Ruçaj 20 vjeç, vdiq disa orë më vonë në spital

Nga krahu tjetër, familja Kurti, e cila po i drejtohej Elbasanit, me drejtues , Qemal Kurti 60 vjeçe, dhe dy pasagjerët Alda Kurti dhe O.Kurti, përfunduan në spital me lëndime të lehta, jashtë rrezikut për jetën.


Video