“Opinion” publikon pagat e funksionarëve të lartë, reagon Policia e Shtetit: Lajm i pavërtetë, ja sa paguhet Drejtori i Përgjithshëm

9 March 2023, 22:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Opinion” publikon pagat e funksionarëve të lartë,
Pagat e publikuara në Opinion

Reagim i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Nisur nga një lajm i publikuar gjatë mbrëmjes së sotme, në emisonin “Opinion” në TV Klan, ku ndër të tjera është pasqyruar edhe paga bruto e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, sqarojmë opinonin publik se:

Të dhënat e publikuara janë tërësisht të pavërteta, pasi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e ka pagën bruto 179 375 lekë dhe pagën neto 133 692 lekë.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e medias dhe të kujtdo që përdor të dhëna për zyrtarë të Policisë, që paraprakisht të kërkojnë informacion zyrtar, në strukturat përkatëse, me qëllim të mos dezinformohet opinioni publik.

Policia e Shtetit është e interesuar gjithmonë për të vërtetën dhe në këtë kuadër është përherë e gatshme për të vënë në dispozicion çdo informacion që ligji e lejon për ta bërë publik.

Çfarë publikoi emisioni "Opinion"

Emisioni “Opinion” në Tv Klan është fokusuar mbrëmjen e sotme në pasuritë e funksionarëve të lartë të shtetit shqiptar.

Sipas listës së pagave më të larta në vend, kryeson ajo e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë me 877,204 Lekë (bruto).

Më pas, lista vijon me kryetarin e SPAK 593,978 Lekë e me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit 572,500 Lekë.

Më poshtë, ju sjellim pagat më të larta në Lekë të funksionarëve të shtetit shqiptar:

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë – 877,204

Kryetari i SPAK – 593,978

Drejtori i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit – 572,500

Prokurorët e SPAK – 510,546

Gjyqtarët dhe prokurorët – 250,000-290,000

Presidenti i Republikës – 257,000

Kryetari i Kuvendit – 228,730

Kryeministri – 228,730

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese – 228,730

Zëvendëskryetari i Kuvendit – 187,610

Zëvendëskryeministri – 187,610

Avokati i Popullit – 187,610

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit – 187,610

Ministër – 157,000

Deputetë – 156,770


Video