Vrasja e Artan Cukut në vitin 2017, Gjykata e Tiranës dënon me burg përjetë Bledar Jambellin dhe Kristaq Leçin

16 June 2025, 14:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e Artan Cukut në vitin 2017, Gjykata e Tiranës dënon me
Artan Cuku, Bledar Jambelli dhe Kristaq Leçi

Gjykata e Tiranës dënon me burgim të përjetshëm BledarJambellin dhe Kristaq Lecin për vrasjen e ish drejtorit të policisë se Vlorës Artan Cuku.

Vrasja e Artan Çuku ndodhi në 2017 në rrugën e “Kosovarëve”, ndërsa Bledar Jambelli u arrestua në Greqi në vitin 2018, si organizator dhe financues i krimit.

Mikel Shallari, i cili u arrestua vetëm pak ditë pas krimit si personi që kreu vrasjen, vendosi të bashkëpunojë me Prokurorinë, duke treguar marrëveshjen e bërë me Jambellin për vrasjen. Shallari u dënua me vetëm 8 vite burgim, për shkak se ai kishte përfituar statusin e bashkëpunëtorit të Prokurorisë.

Motivi i vrasjes së Çukut ishte arrestimi që ish-kryekomisari Cuku i ka bërë porositësit Bledar Jambelli në vitin 2012, të akuzuar për vrasjen e Armando Delajt po atë vit, për të cilën, Jambelli u lirua dy vite më pas nga gjykata, madje mori edhe mbi 500 mijë lekë dëmshpërblim nga shtetit për ditët e burgut.


Video