Pikaset nga droni teksa kujdesej për parcelën me kanabis, arrestohet 59-vjeçari në Roskovec (EMRI)

16 June 2025, 09:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pikaset nga droni teksa kujdesej për parcelën me kanabis, arrestohet

Një 59-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Roskovecit.

Flamur Rërza u kap në flagrancë, duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar në afërsi të përroit të fshatit ku banonte.

Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.

Njoftimi i policisë

Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Për rastin u vu në pranga shtetasi F. R., 59 vjeç, banues në fshatin Vlosh.

Ai u kap në flagrancë, duke u kujdesur për 22 bimët e dyshuara narkotike Cannabis Sativa që kishte kultivuar në afërsi të përroit të fshatit ku banonte.

Kontrollet në kuadër të planit operacional “Koordinata”, vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.


Video