Vrasja e Anesti Ramës/ Vihet në PRANGA edhe një person i tretë: Ndihmoi 26-vjeçaren të mbyste babain e saj! (EMRI)

26 Korrik 2025, 10:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vrasja e Anesti Ramës/ Vihet në PRANGA edhe një person i

Policia ka vënë në pranga një person të tretë disa ditë pas vrasjes së 56-vjeçarit, Anesti Ramës në Fier.

Bëhet me dije se personi i arrestuar ka bashkëpunuar me vajzën e viktimës, Emanilda Rama për të mbytyr babain e saj dhe më pas 26-vjeçarja e ka raportuar ngjarjen si një aksident.

Sipas saj babai i saj u rrëzua në banjo por gjithçka mori kthesë kur policia nisi të dyshonte se diçka tjetër fshihet pas ndarjes nga jeta të Ramës.

I arrestuari është identifikuar si Çlirim Dogani. 55-vjeçari dyshohet se ka bashkëpunuar me vajzën e viktimës duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse për të mbytur Ramën.

Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar edhe nëna e 26-vjeçares, Valbona Rama pasi ajo dyshohet se ka ndihmuar në pastrimin e ambientit për të mos lënë gjurmë të aktit të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Punë e pandërprerë hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ku shtetasja E. R. vrau për motive të dobëta, babanë e saj. 

Vihet në pranga bashkëpuntori i 26-vjeçares.

Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasit Ç. D., 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec.

Nga kryerja e hetimeve dyshohet se ky shtetas ka bashkëpunuar me shtetasen E. R., në vrasjen e babait të saj nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.


Vox Pop

Video