Pamje të trishta nga Delvina, malet e kodrat në flakë, paralajmërohet natë e vështirë (VIDEO)

25 July 2025, 21:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

 

Pamje të trishta nga Delvina, malet e kodrat në flakë,
Zjarret në Delvinë


Pamje të trishta vijnë nga zonat përreth qytetit të Delvinës, ku zjarret po vijojnë të përparojnë me shpejtësi në malet dhe kodrat pranë fshatrave.
 
Në redaksinë e Voxnews.al kanë mbërritur video që tregojnë përmasat e frikshme të disa vatrave të zjarrit teksa po përparon duke djegur çdo gjë që i del përpara.
 
Dy shefa të komisariatit të Delvinës janë lënduar sot nga flakët gjatë tentativës për evakuimin e banorëve.
 
Autoritetet nga Emergjencat Civile paralajmërojnë një natë të vështirë, nga vështirësimi i ndërhyrjeve zjarrfikëse nga toka dhe ajri për shkak të errësirës.


Video