“Vipat në burg”, artistët shqiptarë që ngecën në “rrjetën e drogës” jashtë vendit (Emrat)

16 March 2022, 13:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Vipat në burg”, artistët shqiptarë që
Këngëtarja Elsa Lila është arrestuar në Itali

Këngëtarja Elsa Lila është arrestuar në Itali. Mediat italiane raportojnë se është vënë në pranga artistja shqiptare e cila dyshohet se bën pjesë në një organizatë kriminale që merrej me shitjen e drogës.

Sipas tyre, grupi përbëhet nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë ndërsa drejtues i grupit rezulton një shqiptar, i cili është i shpallur në kërkim jashtë vendit ndërsa anëtarët e tjerë kishin rolin e furnitorëve. Megjithatë, këto nuk janë rastet e para që personazhe të famshëm shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë.

Rasti më i fundit, i ndodhur pak javë më parë, ishte Arian Begaj pasi u kap e lëndë narkotike. Në shtëpi iu gjetën dhe 50 gram kokainë dhe 9 mijë euro.

1998- Viktor Zhusti u arrestua, në janar të 1998-s nga policia pasi u kap me 11 kilogramë heroinë. Për këtë vepër aktori u dënuar me 18 vite burg nga Gjykata Greke.

2002-  Aktori i humorit Koço Devole u arrestua, në Itali më 9 nëntor 2003, pasi në bagazhet e makinës i janë gjendur 5 kilogramë kokainë. Ai vuajti dënimin me 8 muaj heqje lirie në burgun e Rimini-it dhe u liruar në qershor të atij viti, pasi u shpall i pafajshëm.

2016- Këngëtarja Valbona Xeka ra në pranga pasi u kap me një sasi lënde narkotike në makinë teksa po kalonte kufirin në Qafë-Thanë. Valbona Xeka u arrestua pasi gjatë kontrollit në çantë iu 12 gram kanabis. Dhe këngëtarja e viteve ’80, Liliana Kondakçi u dënua në vitin 2011 për trafik droge në Itali.

2018- Liliana Kondakçi u dënua në vitin 2011 për trafik droge në Itali. Ajo u lirua dy vite pas vendimit të drejtësisë italiane të dhënë ndaj këngëtares për përfshirjen në një rrjet të trafikimit të drogës. Gjykata e gjeti këngëtaren e njohur shqiptare fajtore për akuzën e bashkëpunimit në grup kriminal, të finalizuar në trafik lëndësh narkotike. Sipas dosjes hetimore të prokurorisë italiane theksohet se Kondakçi thirrej me pseudonimin “Mamaja”, ose “Këngëtarja”./VOXNews.al


Video