Shtyrja e protestave të shtunën, Rama: Për të sjellë militantët e foltores dhe fallxhores nga rrethet

15 March 2022, 23:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shtyrja e protestave të shtunën, Rama: Për të sjellë

Kryeministri Edi Rama është shprehur se shtyrja e protestave për të shtunën bëhet me qëllim që të sillen militantë partiakë “të foltoreve e fallxhoreve” nga rrethet, duke nënkuptuar kështu Sali Berishën dhe Monika Kryemadhin.

Kreu i qeverisë shprehet se synohet që “përpëlitjet” e fundit të marrin pamjen e një dallge televizive për të cilën sipas Ramës “vetëm Kremlini mund ta shohë me admirim”.

“Shtyrja e protestave të turpit për të shtunën lidhet me mobilizimin financiar dhe partiak të foltoreve e fallxhoreve për të sjellë militantët nga rrethet, që përpëlitjet e fundit të marrin befas pamjen e një dallge televizive, të cilën vetëm Kremlini mund ta shohë me admirim”, shkruan Rama në Twitter.


Video