
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, para disa ditësh, me ton plot me arrogancë bëri përgjegjës shqiptarët se e kanë ata fajin që nuk kursejnë.
“Ecni në këmbë dhe mos bli cigare me makinë”, iu tha ajo shqiptarëve.
E ndërsa protestat kundër rritjes së çmimeve hynë sot në ditën e shtatë, ministrja që iu kërkoi shqiptarëve kursim, vetë mban në xhaketë aksesorë që kushtojnë qindra euro.
Më shumë se rroga mesatare e një shqiptari.
Dhe luksin e saj nuk e fsheh. Aq më tepër për ironi, e shfaq para shtresave në nevojë që iu kërkon të kursejnë.
Ministrja u shfaq me kryeministrin Edi Rama në një takim me të moshuarit në Kombinat për Paketën e Rezistencës Sociale me një karficë zbukurimi në xhaketën që kushton 400 euro, siç tregojnë edhe fotot më poshtë.



