Jahti i Abramovich Shqipëri? Reagon Ministria e Infrastrukturës

15 March 2022, 17:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Jahti i Abramovich Shqipëri? Reagon Ministria e Infrastrukturës

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka reaguar në lidhje me informacionet se jahti i miliarderit rus Roman Abramovich ndodhet në ujërat shqiptare.

“Lidhur me lajmin e publikuar sot në media, për hyrjen në ujërat territorialë të Republikës së Shqipërisë, të një mjeti lundrues në pronësi të shtetasit rus, Roman Abramovich, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë sqaron se:

Nga verifikimet e kryera në sistemet e monitorimit të trafikut detar “Marine Traffic”, rezulton se mjeti lundrues “Solaris” është nisur nga Porti turistik Marina Montenegro në Tivat, Mali i Zi dhe po lëviz për në jug drejt Detit Mesdhe.

Mjeti lundrues i mësipërm, aktualisht është duke lundruar në ujërat ndërkombëtare, midis Italisë dhe Shqipërisë, në drejtim të Jugut dhe nuk ka ndaluar apo hyrë në ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë”, sipas njoftimit të ministrisë.

Sipas Reuters, Abramovich po përpiqet që ta shpëtojë jahtin nga sekuestrimi, duke e kaluar atë përmes Ngushticës së Bosforit në Detin e Zi dhe më pas drejt porteve ruse në Detin e Zi.

Abramovich është në listën e zezë të sanksioneve të BE-së, SHBA dhe Britanisë së Madhe. Atij i është hequr e drejta e kontrollit të klubit të futbollit anglez Chelsea dhe i është ndaluar shitja e ekipit londinez.


Video