Videoja TMERRUESE nga Palestina, terroristët ‘paradë’ me trupin e 30-vjeçares gjermane: Në emër të Allahut!

9 October 2023, 13:47Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Videoja TMERRUESE nga Palestina, terroristët ‘paradë’ me
Shani Louk

Mbi 100 persona janë marrë peng nga forcat e “Al Qassam”, grupi i armatosur i Hamasit. Shumica e tyre janë shtetas izraelitë, por siç thonë mediat e huaja mes tyre ka dhe turistë nga vende të tjera.

Teksa dy meksikanë dhe tre brazilianë rezultojnë të zhdukur, shokues është rasti i Shani Louk, 30-vjeçarja gjermane është marrë peng nga terroristët e Hamasit të Shtunën.

Në internet qarkullon një video e tmerrshme teksa e reja mbahet në bagazhin e një makine lakuriq nga terroristët teksa i bënin paradë nëpër lagje.

E reja po merrte pjesë në festivalin e muzikës pranë Kibbutz Urim kur u mor peng. Thuhet se ajo është vrarë, megjithatë kjo nuk është ende e konfirmuar nga autoritetet atje.

Identifikimi i saj është bërë nga e ëma Ricarda Louk, e cila edhe pse videoja nuk është e qartë ka dalluar tatuazhet. Megjithatë ajo është shprehur për BBC se ka ende shpresa për të bijën.



Video