Rritet ndjeshëm numri i viktimave nga luftimet në Izrael, 260 trupa u gjetën në festën e muzikës

8 October 2023, 21:39Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rritet ndjeshëm numri i viktimave nga luftimet në Izrael, 260 trupa u
Festa e të rinjve izraelitë / Zbarkimi i terroristëve të Hamas me deltaplan

Është rritur ndjeshëm numri i viktimave nga përplasjet mes ushtrisë izraelite dhe terrorsitëve të Hamas.

Autoritetet mjekësore palestineze raportojnë 413 viktima dhe 2,300 të plagosur.

Ministria izraelite e Shëndetit thotë se 700 izraelitë kanë mbetur të vdekur dhe 2,200 janë plagosur.

Sakaq, shërbimet emergjente të ZAKA në Izrael thonë se kanë gjetur 260 trupa të pajetë, kryesisht të rinj të vrarë ditën e djeshme nga terroristët e Hamas në një zonë ku po zhvillohej një festë muzikore.

Edhe gjatë mbrëmjes së sotme bombardimet dhe përplasjet me armë kanë vijuar si në Gaza dhe në disa lagje pranë Jeruzalemit.


Video