“Meloni është pu**anë”, kryeministrja italiane publikon videon kur e ofendojnë dhe ka një koment

8 October 2023, 16:55Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Meloni është pu**anë”, kryeministrja italiane
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni

Një grup të rinjsh italianë janë filmuar duke fyer rëndë kryeministren e tyre, teksa kjo e fundit nuk ka kursyer përgjigjen.

Meloni e ka shpërndarë videon e tyre në rrjetet sociale, dhe pyet se çfarë mendojnë për sjelljen eksponentët e së majtës italiane.

Në video, militantët dëgjohen teksa thonë “Meloni është një pu*aën”.

“Unë gjithmonë e respektoj disidencën, por do të doja të dija se çfarë mendojnë eksponentët e së majtës për këto "sllogane politike" të disa militantëve të CGIL. Dhe do të doja të dija se çfarë mendon për këtë sekretari Maurizio Landini, me moralin e tij gjithmonë gati për të tjerët”, shkruan Meloni.


Video