VIDEO/ Vlora në kaos nga trafiku, Policia apel shoferëve: Mos parakaloni!

26 June 2022, 17:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Vlora në kaos nga trafiku, Policia apel shoferëve: Mos
Trafiku në Vlorë

Si zakonisht, edhe këtë fundjavë qytetarët janë dyndur drejt bregdetit për të përballuar temperaturat e larta. Mirëpo, kjo gjë sjell fluks automjetesh dhe shkakton trafik të rënduar. 

Siç mund ta shihni dhe në pamjet e mëposhtme, në Vlorë, vargu i automjeteve është bërë kilometrik, teksa janë bllokuar makinat në dy rreshta.

Mbi trafikun në qytetin bregdetar ka folur dhe një përfaqësues i Policisë së Vlorës, i cili i bën apel të gjithë shoferëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të mos bëjnë parakalime që vështirësojnë akoma më shumë qarkullimin e mjeteve.

Sipas tij, fluksi më i madh pritet të nisë rreth orës 19:00 në Zonën e Lungomares, te zona e Ujit të Ftohtë dhe pjesa e Radhimës.

"Sezoni turistik tani është në kulmin e vetë, ka një fluks të shtuar dhe në ardhje dhe në vajtje në zonat turistike. Fundjavat janë të ngarkuara. Në zonën bregdetare kemi marrë masa të shtuara të shërbimeve tona duke nisur nga rruga Transballkanike, zona e Lungomares, zona e Ujit të Ftohtë dhe pjesa e Radhimës paraqet ngarkesë më të madhe.

Zona e Himarës është pak më e qetë, më e menaxhueshme. Në zonat ku flasim janë marrë masat të pikave të ngarkesave të trafikut në disa kryqëzime. Nga ora 19 deri në 23-24 ka fluks, zakonisht të dielave pas orës 19:00 ka fluks në kthimet për Tiranë. I bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat, të mos parakalojnë", tha ai.




Video