Biznesmeni goditet me lopatë pas koke në Shëngjin, dërgohet në gjendje të rëndë tek Trauma (EMRAT)

26 June 2022, 15:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Biznesmeni goditet me lopatë pas koke në Shëngjin, dërgohet
Foto ilustruese

Një konflikt fizik mes dy personave është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Shëngjin.

Burime bëjnë me dije se pronari i një subjekti privat është goditur me lopatë pas koke pas një sherri me një person tjetër.  Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kunës.

Mësohet se i plagosur ka mbetur shtasi Armando Marku, i cili është nisur me urgjencë në gjendje të rëndë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërsa autori i ngjarjes, i identifikuar si Paris Deda është larguar nga vendngjarja.

Burime bëjnë me dije se sherri mes tyre ka ndodhur për ndarjen e hapësirës së plazhit.


Video