Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Temperaturat do të vazhdojnë të rriten edhe më shumë gjatë javës së ardhshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vendi ynë do të ketë ndikimin e masave ajrore të të nxehta. Këto masa do të sjellin orë të gjata me diell dhe rritje temperaturash veçanërisht në mesjavë.
Vranësirat e mesditës në male lokalisht do të sjellin shi të dobët. Era do të fryjë nga juglindja e perëndimi e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 2 dhe 3 ballë.
Siç mund ta shohim dhe në grafikun e mëposhtëm, ditën e mërkurë temperaturat do të shkojnë deri në 39 °C në disa prej qyteteve të vendit.
