Shqiptarët vijojnë të vuajnë papërgjegjshmërinë e linjave ajrore.
Përveç atyre që quhen linja low coast, vonesa dhe anullime bëjnë dhe linjat e tjera.
Sot ka qenë radha e Air Albania që të lërë pasagjerët në pritje të gjatë.
Programimi ka qenë që avioni të nisej në orën 19 e 30 të së shtunës nga Tirana në Stamboll.
Por udhëtimi është shtyrë me plotë tre orë. Më saktë është nisur në orën 22 e 30.
Por kjo ka sjellë dhe vonesë në kthimin e avionit nga Stambolli.
Ndërkohë që avioni do të nisej në orë 23 të së shtunës, është shtyrë dhe nuk ka një orar se kur mund të niset. Qytetarët që po presin në aeroport kanë denoncuar pranë redaksisë së Vox News ku kanë nisur dhe video nga aeroporti.
Në pritje janë shumë gra dhe fëmijë ndërsa nuk ka një informacion se kur mund të nisen për të ardhur në Tiranë.
Kompanitë ajrore jo vetëm që nuk u japin asnjë dëmshpërblim për këto vonesa, por as nuk denjojnë të japin qoftë dhe informacion për pasagjerët që të marrin masa se çdo të bëhet me fatin e udhëtimit të tyre.
Ndërsa qytetarët vuajnë, shteti që i monitoron këto linja rri e vështron.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.