Maturantë nesër në protestë për provimin e Biologjisë, mbështeten dhe nga PD

26 June 2022, 16:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Maturantë nesër në protestë për provimin e
Protestë maturantët

Maturantët kanë paralajmëruar një protestë para Ministrisë së Arsimit ditën e nesërme. Sipas njoftimeve të shpërndara në rrjet, protesta do të zhvillohet në orën 10:00.

Shkaku i mbajtjes së kësaj proteste është testi i Biologjisë tek provimi i lëndës me zgjedhje i mbajtur tre ditë më parë. Maturantët pretendojnë se pyetjet e testit kanë kërkuar detaje të panevojshme dhe nuk i janë përmbajtur programit orientues.

Lidhur me shqetësimet e maturantëve reagoi dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi duke thënë se ka ndjekur me vëmendje të gjitha shqetësimet, ndërsa po konsultohen me mësues dhe ekspertë të fushës për të vlerësuar cilësinë e testit.

Protesta e nesërme e maturantëve mbështetet dhe nga Partia Demokratike, pas statuseve në rrjet të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetes Ina Zhupa.

Maturantë nesër në protestë për provimin e


Video