VIDEO/ Skafet lëvizin sërish në vendin ku u vra Jonada, drejtuesit e mjeteve lundruese nuk vënë mend

13 August 2022, 12:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Skafet lëvizin sërish në vendin ku u vra Jonada,
Skafi në plazhin e Potamit

Drejtuesit e mjeteve lundruese duket se nuk janë ndërgjegjësuar aspak, edhe pas tragjedisë në plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia u vra nga skafi që drejtohej nga komisari Arjan Tase.

Pikërisht, në të njëjtin vend ku u vra Jonada, skafet dhe mjetet lundruese vazhdojnë të lëvizin sërisht lirshëm, edhe pse ajo është një zonë dedikuar plazhistëve. Kjo gjë vërtetohet nga pamjet e mëposhtme të cilat janë filmuar ditën e sotme.

Mesa duket as shkarkimet e gjithë elitës së policisë kufitare në Vlorë, apo paralajmërimet e bëra nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, nuk kanë ndaluar lëvizjen e këtyre skafeve në breg të detit.

 

 




Video