VIDEO/ Asgjesohen rreth 5 mijë bimë kanabisi, policët zbresin me litar për shkak të terrenit të vështirë

13 August 2022, 11:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Asgjesohen rreth 5 mijë bimë kanabisi, policët zbresin me
Pamje nga aksioni

Policia e Shtetit ka asgjesuar 4945 bimë kanabisi, të kultivuara në zona të thella malore dhe të pyllëzuara. Në aksion janë përfshirë 1560 forca policore dhe janë përdorur edhe 32 dronë, për të kontrolluar territorin, nga ajri.

Autoritet njoftojnë se më konkretisht në qarkun Shkodër janë asgjësuar 3290 bimë narkotike, në qarkun Lezhë 1010 bimë, në qarkun Kukës 316 bimë, në Malësinë e Krujës 225 bimë, në qarkun Gjirokastër 73 bimë dhe në qarkun Dibër 31 bimë, të dyshuara narkotike kanabis.

Bimët narkotike janë asgjësuar me anë të djegies, përveç një sasie të vogël bimësh që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Policia njofton se gjatë kontrolleve, shërbimet policore janë përballur me terrene të vështira malore, prandaj është dashur ndërhyrja e punonjësve të FNSH-së, të cilët kanë zbritur me litarë, për të asgjësuar bimët narkotike.

Strukturat hetimore të Policive ku janë konstatuar dhe asgjësuar bimët narkotike, nën drejtimin e Prokurorive respektive, po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit.


Video