Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një person ka goditur veten me mjet prerës mëngjesin e sotëm në Fier dhe për pasojë ka mbetur i plagosur. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale E. N., 41 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:40 në fshatin Radostinë. Ai është dërguar menjëherë në spital nga familjarët dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se 41-vjeçari e ka kryer aktin e rëndë në gjendje depresioni. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.