Një rast shqetësues është denoncuar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë.
Në një video të pubikuar nga joq, mësohet se prej rreth një muaji një nga kujdestaret u ulëret vazhdimisht fëmijëve.
Ngjarjet mësohet se ndodhin në orët e mëngjesit, rreth orës 08:00, në kohën kur fëmijët ushqehen.
Sipas qytetarëve që kanë dëgjuar situatën, sjellja e kujdestares nuk është e justifikueshme dhe shihet si abuzim psikologjik.
Fëmijët që ndodhen në këtë institucion janë ndër më të pambrojturit në shoqëri, prandaj edhe kërkohet vëmendje dhe përkujdesje e veçantë, jo ulërima dhe trajtim të ashpër.
Mesazhi i plotë i qytetarit:
“Përshëndetje! Dua të ndaj një shqetësim urgjent!
Tek shtëpia e fëmijës Zyber Hallulli ka rreth 1 muaj që një nga kujdestaret dëgjohet sistematikisht që ulëret fëmijëve. Ora 8 e mëngjesit.
Nuk e di çfarë mund të ketë bërë një fëmijë që do të ushqehet për të merituar një trajtim të tillë.
Ka rreth 1 muaj dëgjohet kjo.
Më parë nuk kemi dëgjuar gjë.”