Aksident TRAGJIK në Peqin/ Makina del nga rruga, ndërrojnë JETË dy të rinj! (Dalin EMRAT e dy të rinjve)

31 August 2025, 08:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident TRAGJIK në Peqin/ Makina del nga rruga, ndërrojnë

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 02:00 në hyrje të qytetit të Peqinit në vendin e quajtur “Ura e Teqes”.

Mjeti tip “Golf ka dalë nga rruga dhe për pasojë dy persona kanë humbur jetën.

Të lënduarit fillimisht janë transportuar me ambulancë në spitalin e Elbasanit por fatkeqësisht nuk mundën të mbijetonin si pasojë e plagëve të marra.

Viktimat janë Gabriel Lluca 24 vjeç dhe Denis Korbi 24 vjeç, të dy banues në Peqin.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të rëndë dhe paraprakisht dyshohet se shkak i aksident është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.


Video