VIDEO/ "Shpërthen" puseta, plasin ujërat e zeza në Pazarin e Korçës

15 May 2022, 18:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ "Shpërthen" puseta, plasin ujërat e zeza në
Pamje nga Pazari i Korçës

Pazari i Korçës, i cili njihet si një atraksion i preferuar i turistëve, pasditen e kësaj të diele ka marrë një pamje të shëmtuar. 

Siç mund ta shihni dhe nga pamjet, kapaku i një pusete ka "shpërthyer" duke bërë që ujërat e zeza të dalin në sipërfaqe duke u përhapur në të gjithë kalldrëmin e pazarit.

Fillimisht, aty nuk është parë asnjë punonjës për të rregulluar problemin. Një pamje e tillë mund t'i "kursehej" Korçës, për më tepër në një ditë fundjave ku numri i turistëve është edhe më i lartë.


Video