Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Lezhë, ku si pasojë ka humbur jetën një 40-vjeçar. Viktima është shtetasi Pashk Delia.
Burime bëjnë me dije se ai ka qenë duke drejtuar motorin e tij, kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë. 40-vjeçari ka qenë duke u kthyer nga varrimi i xhaxhait të tij dhe shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë pagjumësia e drejtuesit të motorit.
Mësohet se Pashk Delia ishte polic në burgun e Shënkollit.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.