A s’kam plumb në kokë? I traumatizuar dhe me gjak, si i shpëtoi atentatit, Blerim Preçi (Video)

15 May 2022, 15:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A s’kam plumb në kokë? I traumatizuar dhe me gjak, si i
Në foto: Blerim Preçi

"A nuk kam plumba në kokë?" është ky reagimi i parë i 28-vjeçarit, Blerim Preçi vetëm pak minuta pasi i shpëtoi breshërisë së plumbave në afërsi të Ishull-Lezhës.

Qytetari: Eja tek lokali atje, eja tek lokali vrap, se e thirrën mjekun, e thirrën policinë.

Blerim Preçi: A s’kam plumba në kaptinë? I riu pasi lë makinën me të cilën udhëtonte me kushëririn e tij, shfaqet i traumatizuar dhe me frikën nëse ka marrë ndonjë plumb nga të shtënat me armë.

28-vjeçari, Blerim Preçi po udhëtonte me një automjet tip Mercedes Benz me të afërmin e tij, Klisman Preçi kur rreth orës 20:05 është qëlluar me breshëri plumbash nga një automjet tjetër. Autorët mësohet se lëviznin me një makinë Audi, dhe sapo iu kanë afruar shënjestrës kanë hapur zjarr, por fatmirësisht plumbat nuk kanë prekur kushërinjt Preçi.

Burime nga grupi hetimit bëjnë me dije se 28-vjeçari, Blerim Preçi që dyshohet se ishte dhe shënjestër e atentatit, vetëm pak ditë më parë ishte kthyer nga jashtë vendit. Sipas burimeve, 2 javë më parë i riu ka rënë pre e një sulmi tjetër me armë, në qytetin e Laçit.

I riu nuk rezulton me precedent kriminal në Shqipëri, megjithatë policia po heton aktivitetin e Blerim Preçit jashtë vendit si dhe konfliktet e mundshëm që ai apo të afërm me të mund të kenë.

Video e marrë nga Klan:

 


Video