4 mijë euro për legalizimin e hotelit, ish-kreu i Kadastrës së Sarandës mbetet në qeli

15 May 2022, 10:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

4 mijë euro për legalizimin e hotelit, ish-kreu i Kadastrës

Ish-drejtori i Kadastrës në Sarandë, Laert Pasha është lënë në burg nga gjykata. GJKKO ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e tij me akuzën e korrupsionit dhe ka caktuar masën e sigurisë 'arrest me burg'.

Laert Pasha, 41-vjeç, me detyrë specialist i sportelit dhe arkivës në zyrat e ASHK, u arrestua me akuzën e korrupsionit.

Një video denoncuese e publikuar në media dyshohet se shfaqet Pasha duke kërkuar 4 mijë euro për hipotekimin e një hoteli, ndërsa materialet Policia e Sarandës ja ka referuar SPAK.

41-vjeçari, akuzohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.


Video