Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një shqiptar është arrestuar në Itali.
Mediat italiane raportojnë se 50-vjeçari u kthye në Itali aty ku duhet të vuajë një urdhër ekzekutimi të dënimeve të njëkohshme nga gjykata e Milanos për një total prej 12 vjet e gjysmë burgim, plus një gjobë mbi 17 mijë euro.
Ai u kap në aeroportin e Pizës gjatë kontrolleve të shtetasve nga vendet jashtë Shengenit.
50-vjeçari i cili la pas Tiranën duhet të vuajë dënimin për krime të ndryshme, përfshirë shoqërimin kriminal, rrëmbimin dhe shfrytëzimin e prostitucionit.