Ndahet nga jeta zyrtarja e lartë e PS (Foto)

14 May 2022, 09:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndahet nga jeta zyrtarja e lartë e PS (Foto)
Ndahet nga jeta ish-deputetja e PS dhe pedagogia Edlira Haxhiymeri

Ndahet nga jeta ish-kandidatja për deputete e PS dhe pedagogia Edlira Haxhiymeri. Lajmi është bërë me dije nga familjarët. Haxhiymeri vuante nga një sëmundje e rëndë dhe nuk mundi të fitojë betejën.

Edlira Haxhiymeri, pedagoge e shquar e Universitetit të Tiranës ka shërbyer si deputete e Partisë Socialiste vite më parë. Ajo ka mbajtur gjithashtu postin si sekretare organizative në selinë rozë. Vitet e fundit ajo ishte kthyer në një zë të fuqishëm kritik.

VoxNews.al i shpreh ngushëllimet familjes për humbjen e madhe.

Ndahet nga jeta zyrtarja e lartë e PS (Foto)

Njoftimi nga të afërm të ish-deputetes:

Të dashur familjarë dhe miq, me pikëllim të madh ju njoftoj se nëna ime e shtrenjtë, Edlira Haxhiymeri, ndërroi jetë.

Ju falenderoj për ndihmesën dhe mbështetjen që na keni dhënë gjatë më shumë se 5 viteve tejet të vështira ku luftuam me çdo mjet e mënyrë për të mposhtur sëmundjen e saj.

Lamturia e fundit për Edën tonë të dashur është nesër në varrezat e Tufinës. 



Video