“Ky Arben Kraja nga dreqin doli me vilë në Lalëz”, gazetari Fatos Mahmutaj: Vilat janë pjesë e krimit të Berishës

14 May 2022, 08:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Ky Arben Kraja nga dreqin doli me vilë në Lalëz”,
11 vite nga 21 janari 2011, gazetari Fatos Mahmutaj

11 vite nga 21 janari 2011, gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur atë ditë, thotë se nuk ka besim se do të bëhet drejtësi për ngjarjen e rëndë ku mbetën të vdekur 4 persona, sipas tij ishte ish-kryeministri Sali Berisha ai që dha urdhrin.

I ftuar në emisionin në Report Tv, Mahmutaj tha se nuk beson në drejtësinë e re pasi sipas tij është krijuar nga kryeministri Edi Rama me njerëz të Sali Berishës, dhe që SPAK po godet më shumë majtas.

"Nuk besoj tek asnjë lloj drejtësie shqiptare e pas viteve 2000. Është një drejtësi qokash për familjen e Berishës për politikën e djathtë ekstreme. Është një drejtësi qokash. Ky Arben Kraja nga dreqi doli me vilë në Lalëz, nuk dua të parashikoj pasurinë e të tjerëve. Por vila e Lalëzit janë pjesë e krimit të Berishës. Nuk jam kundër pasurisë, por jo me vila 700 mln. E kam thënë nuk ka drejtësi për 21 janarin. Nuk do të ketë drejtësi për 21 janarin. Ish-kryeministri Berisha hidhej nga dega në degë me përçapjet e tij për Gërdecin e 21 Janarin.

Kam dashur që në fillim që të ishin para drejtësisë. Nuk mungojnë dosjet për Berishën. Është e pamundur që Edi Rama të përgatisë dosje. Edi Rama ka faj për krijimin e SPAK, ka faj për këtë krijimin e një institucioni të rëndomtë, së një institucion qokash. Edi Rama pranoi të krijojnë një institucion shumë të rëndësishëm për drejtësinë shqiptare, por e krijoi me njerëz të Sali Berishës. SPAK është krijuar me njerëz që po godasin vetëm majtas.  21 janari për sa kohë çështja do të dirigjohet nga Sali Berisha, i kam humbur të gjitha shpresat te drejtësia shqiptare", tha Mahmutaj.


Video