Një grua tenton t'i japë fund jetës në Elbasan pas dhunës nga burri

13 May 2022, 13:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Një grua tenton t'i japë fund jetës në Elbasan pas
Foto ilustruese

Një grua në Elbasan ka tentuar t'i japë fund jetës, duke konsumuar medikamente mjekësore, në sasi të mëdha. Arsyeja pse gruaja ka tentuar vetëvrasjen ka qenë dhuna psikologjike e ushtruar nga bashkëshorti i saj.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘5 Maji’ Elbasan. Policia ka arrestuar menjëherë pas ngjarjes bashkëshortin e gruas.

Në pranga është vënë shtetasi Xh. Sh., 39 vjeç. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale ‘Dhuna në familje’ dhe ‘Shkaktimi i vetëvrasjes’.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Video