
Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga policia e Divjakës, pasi akuzohen për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr.”
Në pranga janë vënë shtetasit Bektash Muçaj, 45-vjeç, banues në Çermë e Sipërme, Divjakë, si dhe Geri Lushaj, 33 vjeç, banues në Vlorë.
Muçaj dyhsohet se në 4 Gusht të vitit të kaluar ka djegur me lëndë djegëse autobusin në pronësi të shtetasit S. S. Ndërsa, Lushaj dyshohet se më 9 Mars të këtij viti, në bashkëpunim me shtetasin K. T., 25 vjeç, (i arrestuar në flagrancë), ka djegur automjetin në pronësi të shtetasit J. Gj., 57 vjeç, banues në Divjakë.
Për të dy personat e arrestuar gjykata ka caktuar masat e sigurisë "arrest me burg". Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.