Aksident në Këlcyrë, shoferi përplas 14-vjeçarin dhe largohet

12 May 2022, 22:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në Këlcyrë, shoferi përplas 14-vjeçarin dhe
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gur të Këlcyrës, ku një mjet tip “Opel” ka përplasur një 14-vjeçar. 

I mituri, i identifikuar me inicialet Y. Sh., është përplasur nga mjeti. Pas aksidentit, shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur mjetin.


Ndërkohë i mituri është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.


Video