Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident masiv është regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Ngjarja ka ndodhur pranë urës në fshatin Skuraj.
Si pasojë e kasidentit ka mbetur i plagosur rëndë një person. I plagosuri është dërguar me urgjencë për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Në vendngjarje ndodhet policia ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Dyshimet e para janë se ky aksident ka ndodhur për shkak të ngushtimit të rrugës, ku po kryhen punime në ndarëset e urave përgjatë këtij segmenti nga firma mirëmbajtëse.