Pas konfirmimit nga burime të Vox News.al, edhe gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se kryebashkiaku i parë që do të kallëzohet në SPAK nga kryeministri Edi Rama është kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli. Gazetari ka deklaruar se Dritan Leli ka relata jo të mira me Ramën.
“Mund të jetë Vlora. Leli ka refuzuar të dorëhiqet, mund të jetë objektiv i kryeministrit. E vetmja zgjedhje është një procedim…” ka deklaruar Artan Hoxha në "Abc News.
Burime për Vox News.al konfirmuan se janë duke punuar disa institucione njëkohësisht për të dokumentuar shkeljet flagrante që janë bërë në Bashkinë e Vlorës. Një prej tyre është njësia anti korrupsion e drejtuar nga Ulsi Manja, por dhe organe të tjera ligjzbatuese. Sipas informacioneve, lejet e ndërtimit dhe tenderat janë më problematiket në punën e bashkisë së Vlorës.
"Do kallëzojmë në SPAK kryebashkiakë socialistë, turpëruan PS. Do kemi kallëzime edhe për figura të PS. Nga njësia anti korrupsion. Do kemi kallëzime në SPAK për kryetar bashkie të PS., Që kanë turpëruar PS dhe duhet ti kishte kapur më para drejtësia. Njësia anti korrupsion nuk bën punën e SPAK”, deklaroi Rama gjatë konferencës së sotme.