Atentati në Lezhë, gazetarja jep detaje nga vendi i ngjarjes (Foto e shënjestrës)

14 May 2022, 21:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Atentati në Lezhë, gazetarja jep detaje nga vendi i ngjarjes (Foto e
Atentati në Lezhë

Blerim Preçi, 28 vjeç, nga Miloti dhe Klisman Preçit udhëtonin me këtë makinë kur ndaj tyre u qëllua me breshëri kallashnikovi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 të kësaj të shtune, pranë një lokali në Ishull Lezhë.

Gazetarja e Tv Klan, Vera Deda, nga vendi i ngjarjes raporton se shënjestër i këtij atentati dyshohet se ishte Blerim Preçi, i cili kishte pak ditë që ishte kthyer nga Belgjika. Sa i përket lidhjes mes dy të rinjve, dyshohet se ata janë të afërm me njëri-tjetrin.

Atentati në Lezhë, gazetarja jep detaje nga vendi i ngjarjes (Foto e
Blerim Preçi

Ndërkohë referuar dëshmive nga vendi i ngjarjes, gazetarja thotë se dy të rinjtë kanë dalë nga automjeti të pa prekur nga plumbat.

Aktualisht ata janë shoqëruar në polici ku po japin dëshminë e tyre për ngjarjen.

Motivet apo autorët e kësaj ngjarjeje nuk dihen ende. Policia tha se ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.


Video