Aksident i rëndë në Fier, “Benzi” përfundon në kanal, plagosen tre persona (Video)

14 May 2022, 20:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i rëndë në Fier, “Benzi” përfundon
Aksidenti në Fier

Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të rëndë mbrëmjen e sotme në Fier.

Një automjet tip ‘Mercedez-Benz” ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Ura e Bacinozit” dhe ka përfunduar në kanal ndërsa në të ndodheshin tre shtetas.

Tre shtetasit janë identifikuar si Sokol Prendushi 32 vjeç, Kristjan Voci 29 vjeç dhe Jetnor Hila 45 vjeç.

Të plagosurit janë nxjerrë nga automjeti dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit.

Burime nga spitali bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa dy pasagjerët kanë marrë dëmtime të lehta.


Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth 18:30, në aksin rrugor Fier-Seman, në fshatin Fermë Çlirim, Fier, ka dalë nga rruga automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin S. P., 32 vjeç dhe si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët, shtetasit K. V., 29 vjeç dhe J. H., 45 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.


Video