E rëndë në Divjakë, "Fordi" del nga rruga humb jetën 31 vjeçari

15 May 2022, 15:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E rëndë në Divjakë, "Fordi" del nga rruga humb

Një aksident me pasojë vdekjen e një 31-vjeçari ka ndodhur pasditen e sotme në Divjakë. Mjeti tip "Ford" ka rënë në një kanal me ujë dhe për pasojë ka ndërruar jetë shoferi.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 14:20, në fshatin Fierseman, shtetasi D. D., 31 vjeç, banues në Remas, Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka rënë në një kanal me ujë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj dalje nga rruga.


Video