VIDEO/ Protesta kundër resortit të Ulajt, banorët e Rrjollit dhunohen nga punonjësi i “Breçani Security”!

26 February 2026, 13:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Protesta kundër resortit të Ulajt, banorët e Rrjollit
“Breçani Security”

Përplasjet mes banorëve të Rrjollit dhe policisë sa vijnë dhe bëhen më të ashpra dhe shkak për këtë prej gati 1 muaj është bërë resorti që ndërtuesi dhe botuesi Bashkim Ulaj po ndërton në zonë.

Banorët pretendojnë se toka është pronë e tyre dhe se dokumentet janë falsifikuar dhe për këtë është ende i hapur një proces i gjatë gjyqësor.

Banorët tentojnë çdo ditë për të penguar punimet e kompanisë “Gener 2” të Bashkim Ulajt.

Ky i fundit për të ruajtur punonjësit por dhe për të garantuar vijimin e punës në kantier, ka punësuar kompaninë private “Breçani Security”, të cilët janë përplasur fizikisht me banorët.


Siç shihet nga pamjet, një prej punonjësve të sigurisë private të punësuar nga Ulaj, ka qëlluar me grusht një djalë të ri, i cili proteston për të mbrojtur tokën e tij.

VIDEO/ Protesta kundër resortit të Ulajt, banorët e Rrjollit

Ky moment ka tensionuar më tej situatën që ka çuar dhe në përplasjen e banorëve me policinë. Efektivët kanë shoqëruar në komisariat 6 banorë të Rrjollit, mes tyre dhe një vajzë.


Video