Ylli Manjani: Drejtësia është kthyer në gjyq popullor. Prokurorët nuk mund ta shpëtojnë Shqipërinë

26 February 2026, 10:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ylli Manjani: Drejtësia është kthyer në gjyq popullor.
Ylli Manjani

Ylli Manjani, i ftuar në emisionin “Breaking” me Fiori Dardhën në Top News, ka ngritur akuza të forta ndaj sistemit të drejtësisë në vend.

Sipas tij, masat e sigurisë po jepen në mënyrë të njëanshme, me gjykatat që, siç u shpreh ai, “mbajnë anën e prokurorisë” dhe justifikojnë automatikisht kërkesat për arrest me burg.

Manjani deklaroi se pas reformës në drejtësi është krijuar një kulturë ku prokurorët shihen si “shpëtimtarë”, ndërsa roli i gjykatës është dobësuar.

"Në Shqipëri pas reformës në drejtësi u krijua kultura që prokuroret po na nxjerrin në selamet. Prokurorët janë ata që do e shpëtojnë Shqipërinë, po ja ku jemi që jo vetëm që prokurorët nuk e shpëtojnë Shqipërinë, sepse nuk ka shtet në botë që e shpëtojnë prokurorët. Drejtësinë e  bëjnë gjykatat, jo prokurorët. Nëse gjykatësi ia bën fakt në publik dënimin, nëse gjykatësit i kemi lënë që prokurori të kontrollojë gjykatësin, a mund të thotë dikush që ka gjykatës të pavarur në këtë vend. Kjo është bolshevike e pastër. Nuk ka lidhje me komunizmin. Edhe gjykata ruse pranon 90 përqind të pretencave të prokurorëve", u shpreh ai.

 


Video