Ditë me diell, rriten temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot

26 February 2026, 07:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ditë me diell, rriten temperaturat, njihuni me parashikimin e motit

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/sek.

Valëzimi në det do të jetë forcës 1-3 ballë.



Video